Qytetërim

Fedez hedh pas krahëve martesën me Chiarën, shfaqet dorë për dore me të dashurën e re, modelen 20-vjeçare

Fedez ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas ndarjes së tij nga Chiara

E.K
Fedez hedh pas krahëve martesën me Chiarën, shfaqet dorë
Fedez dhe modelja 20 vjecare

ITALI- Reperi italian Fedez, është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë në Itali. Ai është shfaqur në disa pamje, ku shohet dorë për dore me modelen 20-vjeçare Garance Authié. Pas ndarjes me gruan e tij Chiara Ferragni, ai është vënë në qendër të vëmendjes, dhe për një episod rrahje ndaj trajnerit personal Cristiano Iovino.

Në një kohë që mediat në Itali janë mbushur me imazhet e Fedez, Chiara Ferragni ndodhet në Madrid, së bashku me miqtë por edhe dy fëmijët e saj. Nga ana tjetër Fedez ka qenë në Monte Carlo për të ndjekur nga afër garën e Formula 1.

Fedez është shfaqur fillimisht duke ecur prej dore me modelen franceze, dhe më pas ka postuar disa video në profilin e tij, ku bukuroshja shihet në të njëjtin jaht.

A do të jetë lidhja mes Fedez dhe Garance Authié historia e re e dashurisë së verës së çmendur të reperit që la pas krahëve martesën e tij me Chiara Ferragni apo është thjesht një histori që përdoret për të tërhequr vëmendjen nga çështja Iovino? Kjo është pikëpyetja që ngrihet së fundi në mediat italiane.

Modelja franceze studion në shkollën e biznesit në Paris, ndërsa imazhi i saj është pothuajse perfekt.

Fedez hedh pas krahëve martesën me Chiarën, shfaqet dorëFedez hedh pas krahëve martesën me Chiarën, shfaqet dorë

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB