
ITALI-Reperi italian Fedez ka qenë në qendër të vëmendjes për lëvizjet e tij në fushën profesionale dhe atë personale, pas pas ndarjes nga Chiara Ferragni. Së fundmi, Fedez zbuloi projektin e tij të ri për Giuseppe Cruciani: hapja e një kanali 'OnlyFans'.
Një ide që i lindi pavarësisht se shumë e këshilluan të përpiqej të “pastronte imazhin e tij”, por ai tha: Kur të gjithë më thonë të bëj diçka, më pëlqen të bëj krejt të kundërtën. Vendosa të hapni një OnlyFans dhe doja t’ju them së pari, e di që ju interesojnë këto gjëra.
Reperi ka shpjeguar edhe pse e morri një vendim të tillë. Ai ka deklaruar se e ka mbyllur bashkëpunimin në Amerikë dhe tashmë po hap një kanal.
Giuseppe Cruciani e pyeti nëse do të ketë përmbajtje eksplicite në kanal, por këngëtari mohon: Çfarëdo. Nuk ka seks eksplicit, shumë yje amerikanë e përdorin atë pa bërë përmbajtje seksuale. Por në përgjithësi kur të gjithë më thonë të bëj, diçka që më pëlqen të bëj saktësisht të kundërtën.
Pas ndarjes nga blogerja Fedez ka qenë shumë aktiv nëpër festa dhe organizime, ku nuk kanë munguar as flirtet. Pas Ludovica di Gresy dhe Garance Authie duket se reperi ka pasur një flirt edhe me modelen spanjolle Violeta Toloba./ZËRI