Qytetërim

Çfarë ndodhi me dy miqtë? Romeo dhe Meritoni bëjnë veprimin e paprtitur

Dy banorët duket se kanë vendosur që të mos jenë më miq me njëri-tjetrin pas daljes nga reality- show.

f.t
Çfarë ndodhi me dy miqtë? Romeo dhe Meritoni bëjnë
Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj

TIRANË-Pas përfundimit të 'Big Brother VIP', si duket hatërmbetjet kanë vijuar mes banorëve. Së fundmi duket se janë mbyllur edhe miqësitë e krijuara brenda në shtëpi, një prej tyre ajo e Romeo Veshajt me Meriton Mjekiqin.

Në nisje të formatit të “BBV3”, Meritoni dhe Romeo kishin një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin, por gjatë rrugëtimit të tyre patën disa keqkuptime gjë që solli krisje në raportin e dy shokëve, të cilët njiheshin që prej jashtë shtëpisë. E megjithatë, në afërsi të fundit të programit, ata bënë paqe dhe gjatë gjithë kohës u panë të jenë pranë njëri-tjetrit dhe po ashtu duke e mbështetur njëri-tjetrin në lojë, sidomos Meritoni-Romeon.

Dy banorët duket se kanë vendosur që të mos jenë më miq me njëri-tjetrin pas daljes nga reality- show. Dyshimet për këtë lindën pas një verifikimi se dy ish-banorët nuk ndiqen më në rrjetin social Instagram. Gjthashtu, as dy partneret e tyre, Ilnisa dhe Heidi lidhje të krijuara nga njohja brenda shtëpisë së famshme nuk ndiqen me njëra-tjetrën.

Çfarë ndodhi me dy miqtë? Romeo dhe Meritoni bëjnë
INSTAGRAM
Çfarë ndodhi me dy miqtë? Romeo dhe Meritoni bëjnë
INSTAGRAM

Gjithsesi një reagim prej tyre pritet për të vërtetuar nëse marrëdhënia e tyre miqësore është shkëputur apo vazhdon njëjtë si më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB