
Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit, me trajnerin Silvinjo që do të kërkojë të shohë në veprim disa prej futbollistëve të grumbulluar. Në pjesën e parë të lojës Shqipëria ka kaluar në avantazh, ku në 31’ Armando Broja shënon gol. Bajrami kap në befasi kundërshtarët me një top të shpejtë nga goditja e dënimit, duke pasuar te Broja i cil përballë portierit nuk fal. Goli i pestë me kombëtaren për 22-vjeçarin.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: E. Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.
Trajner: Silvinjo
LIHTENSHTEJNI: Ospelt, Kindl, Gopel, N. Bek, Volfinger, Maier, Sele, Byhel, Lyhinger, Saglam, J. Bek.
Trajner: Konrad Fynfshtyk