Qytetërim

Çfarë i ka ndodhur duarve të Kim Kardashian?

Mbushësi i duarve është një metodë e injektimit të suplementeve të lëkurës në pjesën e pasme të duarve për të përmirësuar rrudhat dhe për të shtuar volumin.

k.m.
Çfarë i ka ndodhur duarve të Kim Kardashian?
Kim Kardashian

SHBA- Paraqitja e Kim Kardashian në Met Gala të këtij viti ka "ndezur" një teori të re në rrjet. Ka dyshime se ajo i është nënshtruar një operacioni të mundshëm plastik. Kjo pasi kishte duar super të lëmuara, pa asnjë damar. Dana Omari-Harrell, e cila drejton një llogari të njohur në Instagram që analizon ndërhyrjet kirurgjikale "@IGFamousByDana", tha se Kim mund të ketë mbushur duart.

Mbushësi i duarve është një metodë e injektimit të suplementeve të lëkurës në pjesën e pasme të duarve për të përmirësuar rrudhat dhe për të shtuar volumin. Ajo i ka krahasuar fotot më të fundit, me ato të viteve të kaluara të Kim Kardashian.

“Ajo mund të ketë bërë transferim yndyre. Por ka edhe produkte të tjera me të cilat njerëzit mbushin duart. Lazerët dhe procedurat si mikrogjilpëra rindërtojnë kolagjenin,"-shkruhet krahas fotove.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dana Omari-Harrell (@igfamousbydana)

Në një intervistë të vitit 2022 me Allure, Kim zbuloi se i urrente duart e saj.

"I urrej duart e mia - ato janë të rrudhura. Unë kam jetuar jetën dhe kam ndërruar kaq shumë pelena me këto duar dhe jam kujdesur për foshnjat e mia me këto duar, kështu që jam mësuar ti pranoj. Jam e qetë që nuk jam perfekte dhe nuk kam qenë e tillë më parë”, tha ajo.

Deri më tani, Kim ka treguar në intervistë se ka bërë botoks vetëm në ballë dhe pretendon se nuk ka mbushës në buzë apo faqe./ZËRI

Poll

MOS HUMB