Qytetërim

VD- ‘Më mirë shfarosem sesa të zë be’, a i pranoi në heshtje Erjola ngacmimet e Romeos? Juli: Të kapa më duket

Juli dhe Erjola kanë pasur një bisedë mes tyre, ku indirekt moderatorja ka pranuar mesazhet e Romeos

E.K
VD- ‘Më mirë shfarosem sesa të zë be’, a i
Juli dhe Erjola

TIRANË- Ndryshe nga mbrëmja pas spektaklit të së martës, ku Erjola u shfaq në gjendje të rënduar pas akuzave të Gracianos, se jashtë shtëpisë Romeo e ka ngacmuar, dje banorja është parë më e qetë, dhe ka tentuar të sqarojë pozicionin e saj me disa nga banorët. E një prej tyre padyshim që ka qënë Juli, i afërt gjatë qëndrimit në shtëpi me Erjolën.

Gjatë një bisede mes të dyve në oborr, Erjola ka thënë që nuk do të zëjë kurrë be për çështjen e Romeos, dhe pse Graciano nga ana e tij është betuar për partneren e tij Argjirën, që vetë moderarotja ia ka treguar mesazhet. Si Erjola ashtu dhe Romeo, pavarësisht se janë shprehur se mes tyre nuk ka pasur një flirt jashtë shtëpisë, kanë lënë dyshime te banorët e tjerë për shkak të sjelljes së tyre.

Biseda mes Julit dhe Erjolës

Juli: Mund ti ketë çuar te request dhe i ke fshirë padashje. Mu beto

Erjola: Sa i ulët u bëre tani. Nuk zë be njeri gjallë në botë

Juli: Po ti më zure be për një mision. Mos ma ul kokën poshtë

Erjola: Pse ke nënqeshje. Dreqin se tensionohem

Juli: A të kapa më duket, a do që të mos e hap më këtë muhabet? 

Erjola: Unë më para shfarosem se të vë dy be në kandar. Boll mo burrë

Poll

MOS HUMB