Qytetërim

Ervin Beleri: Kam menduar të iki nga ky vend!

Aktori thotë se e ka të vështirë të përballojë jetën me profesionin që ka.

k.m.
Ervin Beleri: Kam menduar të iki nga ky vend!
Ervin Bejleri

TIRANË- Aktori i njohur shqiptar Ervin Bejleri prej më shumë se një dekade është pjesë e ekranit, por duket se jetesa në Shqipëri për të është e vështirë. I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, Beleri ka treguar se në vendin tonë meritoktracia ka vdekur.

"Unë e konsideroj veten me fat që kam pasur punë. Por është e vështirë, sepse teatri ose arti i kinematografisë, arti dramatik nuk të krijojnë lehtësinë të jetosh një jetë normale financiarisht. Je i detyruar të kalosh në TV, i cili të bën më të njohur, të paguan më shumë, por ndjesinë shpirtërore që të jep teatri, fatkeqësisht nuk ta jep. Jo vetëm unë, por shumica e kolegëve të mi përfundojnë në televizion,"- ka rrëfyer ai në intervistën e tij.

Ndër të tjera, aktori ka rrëfyer se po e mendon të largohet nga Shqipëria, pasi e ka të vështirë të përballojë jetën me profesionin që ka. Kritikat nuk i ka kursyer as për rrjetet sociale dhe personazhet.

"Kur del nga shkolla, ti o je, o nuk je aktor. Kam menduar dhe mendoj të iki sepse e shoh një formë të pashpresë të jetuarit mirë me këtë profesion në Shqipëri. Në një vend si Shqipëria ku vlerësohet Tik Toku, Reels-at, idiotizmi momental i disa personazheve që dalin dhe kanë pas vetes po disa idiotë të tjerë. Fatkeqësia është që shumë TV i shkojnë prap kësaj turme, ndërkohë që misioni i tyre është t’i edukojnë. Morali çon përpara shoqërinë, familjen,"-ka shtuar ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB