Qytetërim

Epokë e re në Liverpool me...Arne Slott

Reds kanë gjetur gjithçka me Feyenoord, holandezët do të arkëtojnë 15 milionë euro dhe tekniku 45-vjeçar do të bëhet pasardhësi i Jurgen Klopp në pankinën e klubit.

E.K
Epokë e re në Liverpool me...Arne Slott
Arne Slott

Liverpool dhe Feyenoord i gjetën të gjitha dhe Arne Slott do të jetë pasuesi i Klopp në stolin e Reds.

“Është e qartë për mua që dua të punoj atje, të jem menaxher i Liverpool-it. Ekipet janë duke negociuar, kështu që unë jam ende këtu. Duhet të presim derisa të arrihet një marrëveshje, por jam optimist se do të ndodhë”, tha Slott dhe ëndrra e tij u bë realitet.

Reds kanë gjetur gjithçka me Feyenoord, holandezët do të arkëtojnë 15 milionë euro dhe tekniku 45-vjeçar do të bëhet pasardhësi i Jurgen Klopp në pankinën e klubit.

Slott e filloi karrierën e tij si trajner i ekipit të parë në Alkmaar në vitin 2019 dhe nga viti 2021 është te Feyenoord. Sezonin e kaluar fituan ligën, këtë vit ngritën kupën dhe janë në vendin e dytë në ligë, në -9 nga Eindhoven. Në përgjithësi me Feyenoord ai ka një rekord prej 93 fitoresh, 27 barazime dhe 24 humbje, ndërsa rekordi i tij këtë sezon është 28-7-8.

Poll

MOS HUMB