
TIRANË- Elgit Doda ka treguar detaje nga jeta e tij private, por dhe për një moment të vështirë që ka kaluar në jetë. Artisti ka treguar se e ka kompleks të dalë para publikut live dhe për këtë e kanë ndihmuar kolegu i tij Alban Skënderaj dhe Donald e Romeo Veshaj, me të cilët ndan dhe një miqësi prej vitesh tashmë. I ftuar në TCH, Elgiti ka treguar se si Albani dhe vëllezërtit Veshaj i kanë qëndruar pranë.
“Ka qenë një moment i vështirë në jetën tonë, një tip frike të dal dhe të përballem me publikun. Më pëlqen komoditeti të rrija prapa skenave. Te koncerti i parë mora Alban Skënderajn për suport dhe Romeon. Më 5 tetor bëra koncertin e parë, kur Donaldi hyri në Big Brother. Unë marr edhe Romeon dhe Albanin, Albani këndoi dy këndët që kishim bashkë, Romeo më jepte zemër nga prapaskenat”, tregon Elgiti.
Po ashtu ai ka treguar se një pjesë e këngës “Ku je” është dedikim për bashkëshorten e tij Klea Huta. Ai tha se një frangment është pjesë nga dashuria e përjetuar me Klean./ZËRI