Qytetërim

“Engjëjt” e Victoria's Secret rikthehen pas gjashtë vitesh mungesë

Victoria's Secret njoftoi përmes Instagramit se do të rikthejë shfaqjen, pa specifikuar një datë të saktë.

E.K
“Engjëjt” e Victoria's Secret rikthehen pas gjashtë
"Ëngjëjt" e Victoria's Secret

Shfaqja e njohur vjetore e Victoria's Secret, ku shfaqen supermodele me krahë engjëlli me të brendshme të shtrenjta, do të rikthehet këtë vit pas gjashtë vitesh mungesë. Victoria's Secret njoftoi përmes Instagramit se do të rikthejë shfaqjen, pa specifikuar një datë të saktë. Megjithatë, ai la të kuptohet se do të rinovohet, me ndryshime në prezantim.

Shfaqja, e cila është bërë e famshme në botë, ka paraqitur disa nga modelet më të paguara në botë, duke përfshirë Adriana Lima, Naomi Campbell dhe Bella Hadid, ndërsa janë paraqitur artistë të mirë si Rihanna, Taylor Swift dhe Justin Bieber.

"Victoria's Secret Fashion Show 2024 do të ofrojë pikërisht atë që kërkojnë klientët tanë, shkëlqim, pasarelë, mode dhe argëtim, të gjitha në një dritë të fortë, bashkëkohore që pasqyron se kush jemi sot," tha një zëdhënës i kompanisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria's Secret (@victoriassecret)

Shfaqja e parë e Victoria's Secret u mbajt në një hotel qendror të Nju Jorkut në vitin 1995 dhe pasarela e fundit e "engjëjve" u zhvillua në dhjetor 2018. Vitin e kaluar në platformën e abonimit Amazon u shfaq një dokumentar i titulluar "Victoria's Secret World Tour"./ZËRI

Poll

MOS HUMB