
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po bëjnë psikoterapi për çiftet për të shpëtuar martesën e tyre, pasi ndodhen në krizë. Të paktën kështu raportojnë mediat e huaja. Çifti duket se po shkon në divorc. Që nga ribashkimi pas afro dy dekadash ndarje, ata vendosën të martoheshin shpejt, por problemet e tyre ishin evidente vetëm duke parë fytyrën e Ben Affleck-ut në fotot që qarkullonin çdo ditë.
Raportohet se divorci është i mundur, por pa u konfirmuar megjithatë informacioni nga një burim zyrtar. Së fundmi Jennifer Lopez është kapur në shumë vende e vetme, pa Ben Affleck në krah. Ylli latin festoi Ditën e Nënës me miqtë ndërsa Affleck ishte në Comedy Roast për Tom Brady të Netflix si një mysafir surprizë.
In Touch Weekly pretendon se ka folur me një të afërm të çiftit, i cili zbulon se të dy po përpiqen t'i rregullojnë gjërat duke bërë terapi për çifte. Sipas të njëjtave informacione, çifti zihet për gjënë më të vogël. Sipas burimit, Affleck është ai që po përpiqet ta bëjë të funksionojë sepse nuk dëshiron që një martesë e dytë të dështojë dhe thekson se nëse gjërat vazhdojnë si tani, ka shumë mundësi që divorci të shpallet së shpejti.
In Touch raporton gjithashtu se aktori tashmë është larguar nga shtëpia që blenë së bashku vitin e kaluar. Kjo nuk është hera e parë që shtypi i huaj i referohet zhvillimit të jetës bashkëshortore të çiftit. Një artikull i mëparshëm i Marca shkruante se këngëtarja latine i ka vendosur kushte specifike aktorit për të vazhduar martesën e tyre. Spekulimet për divorcin kishin nisur vetëm një muaj pasi u martuan./ZËRI