
ZAGREB- Baby Lasagna ka marrë 50,000 euro shpërblim nga Kroacia për vendin e dytë që zuri në Eurovizion, por ai i refuzoi paratë. Lajmin e dha në Instagramin e tij ku ka shkruar se nuk mund të pranojë 50 mijë euro. Ai tha se vetë nuk do t'i pranojë paratë që i janë akorduar nga fondi i shtetit, por kërkon që Qeveria t'i dhurojë për ato që kanë më shumë nevojë.
“Falënderoj qeverinë kroate për shpërblimin monetar prej 50 mijë euro. Megjithatë, këto para nuk mund t'i pranoj. Mund të jap shumë arsye pse, por e para, më e rëndësishmja dhe e mjaftueshme është se ka shumë individë dhe organizata të tjera, të cilët do të ndihmohen nga këto para më shumë sesa unë. Me këtë kërkoj nga z.Plenkoviç që në emrin tim dhe të qeverisë kroate të dhurojë 25.000 euro për Institutin për Onkologji Pediatrike dhe Hematologji në spitalin 'Mladen Ćepulić'. Ndërsa 25,000 eurot e tjera dëshiroj t'ja dhuroj Institutit për Hematologji Pediatrike, Onkologji dhe Transplantimin e Qelizave Staminale Hematopoetike, KBC Zagreb. Faleminderit,”- ka shkruar Marko Purishiç.
Popullariteti i këngëtarit kroat Baby Lasagne u rrit ndjeshëm pas konkursit të Eurovizionit në Malem, ku fitoi vendin e dytë. Edhe pse nuk fitoi, siç shumë prisnin, popullariteti i këngëtarit u rrit ndjeshëm. Këtë e dëshmojnë koncertet e shitura në pak minuta. Muaj më parë, Baby Lasagna nga Kroacia me këngën "Rim Tim Tagi Dim" u konsiderua si favoriti kryesor në "Eurovision 2024", por zuri vendin e dytë me 547 pikë.
Garën e fitoi Nemo, i cili grumbulloi 591 pikë./ZËRI