Qytetërim

Elton John u verbua, humbi shikimin nga një infeksion i rëndë

Legjenda 77-vjeçare bëri zbulimin tronditës të dielën në mbrëmje pas performancës "Djalli vesh Prada: The Musical".

k.m.
Elton John u verbua, humbi shikimin nga një infeksion i rëndë
Sir Elton John

BRITANI E MADHE- Sir Elton John ka zbuluar se ai humbi shikimin pasi luftoi me një infeksion 'serioz'. Legjenda 77-vjeçare bëri zbulimin tronditës të dielën në mbrëmje pas performancës "Djalli vesh Prada: The Musical".

“Siç mund ta dini disa prej jush, unë kam pasur probleme dhe tani kam humbur shikimin. Nuk mund ta shihja shfaqjen, por më pëlqeu ta dëgjoja,”- tha Elton John para audiencës.

Fituesi i Grammy-t vlerësoi gjithashtu bashkëshortin e tij, David Furnish, për ndihmën qw i ka dhwnw gjatw kwsaj sprove.

Elton John shkroi partiturën origjinale për "The Devil Wears Prada: The Musical", ku interpreton kandidatja e Tony Vanessa Williams në rolin e Miranda Priestly.

Sir Elton Hercules John është një këngëtar, kompozitor dhe pianist britanik. I vlerësuar nga kritikët dhe muzikantët, veçanërisht për punën e tij gjatë viteve 1970, muzika dhe spektakli i tij kanë pasur një ndikim të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në industrinë e muzikës./ZËRI

Poll

MOS HUMB