
LAPLAND- Chiarra Ferragni ka udhëtuar drejt Finlandës dhe ka pozuar nën sfondin e Dritave të Veriut. Ferragni shkoi në Lapland së bashku me fëmijët e saj dhe postoi foto nga ky udhëtim në rrjetet e saj sociale. Ajo që iu bëri përshtypje fansave ishte mbishkrimi i saj në postim, ku shkruan se ajo është mbreti i tokës së saj dhe se do të luftoj deri në fund.
“Unë jam mbreti i tokës sime. Përballë stuhive të pluhurit, do të luftoj deri në fund. Krijesa të ëndrrave të mia, ngrihuni dhe kërceni me mua. Tani dhe përgjithmonë,”- shkruan Ferragni.
View this post on Instagram
Chiara Ferrani, pas ndarjes së vështirë nga Fedez, ka vazhduar me jetën e saj personale dhe sipas raportimeve, ajo është në një lidhje me Giovanni Tronchetti Provera, trashëgimtar i markës së famshme të gomave Pirelli. Megjithatë, deri më tani asnjë nga të dy nuk i ka konfirmuar raportet. /ZËRI