Qytetërim

Influencuesja braziliane humb jetën pas ndërhyrjes estetike

29-vjeçare pësoi 4 arreste kardiake pas komplikimeve të shkaktuara gjatë procedurës estetike.

k.m.
Influencuesja braziliane humb jetën pas ndërhyrjes estetike
Luana Andrade

BRAZIL- Influencuesja e njohur braziliane, Luana Andrade ndërroi jetë tragjikisht gjatë një procedure liposuksioni në Sao Paulo të mërkurën. Modelja pësoi arrest kardiak rreth dy orë e gjysmë pas operacionit. 29-vjeçare pësoi 4 arreste kardiake pas komplikimeve të shkaktuara gjatë procedurës estetike, shkruan Dailymail. Liposuction është një procedurë që përdor thithjen për të hequr depozitat e yndyrës në ijet, qafën, krahët, stomakun, kofshët, gjunjët e brendshëm ose kyçet e këmbës. 

Spitali në një deklaratë tha: Operacioni u ndërpre dhe pacientja iu nënshtrua analizave që zbuluan trombozë masive. Ajo u transferua në ICU ku iu nënshtrua mjekimeve dhe trajtimit hemodinamik.

I dashuri i saj prej dy vitesh, Joao Hadad, i cili është gjithashtu një influence me anë të një postimi në Instagram tregoi se ishte i copëtuar nga lajmi dhe po jetonte makthin më të madh. Reagim pati edhe nga figura të njohura si ylli brazilian i futbollit Neymar. 

Andrade përveç një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale në Instagram, zotëronte markën e saj të veshjeve, Lukand. 29-vjeçarja punoi si asistente në skenë për Domingo Legal. Ajo ishte gjithashtu pjesë e reality show, Power Couple Brasil 6, i cili u transmetua në vitin 2022./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB