Qytetërim

'E pabesë!'/ Ilnisa Agolli i përgjigjet Julia Ilirjanit dhe të bijës së aktores: Siç e dëgjova, e harrova!

Gazetarja dhe moderatorja u shpreh se nuk ka dijeni për rastin që i referohen nënë e bijë, të cilat e cilësuan si "të pabesa".

k.m.
'E pabesë!'/ Ilnisa Agolli i përgjigjet Julia Ilirjanit dhe
Rene, Julia Ilirjani dhe Ilnisa Agolli

TIRANË- Ilnisa Agolli ka dhënë versionin e saj lidhur me prishjen e raporteve me aktoren Julia Ilirjanin. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin "E diela jonë", gazetarja dhe moderatorja u shpreh se nuk ka dijeni për rastin që i referohen nënë e bijë, të cilat e cilësuan si "të pabesa". Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk ka pasur kurrë asnjë moment pabesie ndaj tyre, duke shtuar edhe se të bijën e aktores nuk e ka takuar kurrë në jetën e saj.

BISEDA E PLOTË NË STUDIO:

Ilnisa Agolli: Nëse në jetën time është një gjë që e urrej është pabesia. Kush është vajza e Julia Ilirjanit? Nuk jam takuar kurrë me të. Mos ma ul nivelin e bisedës, të lutem...

Ka shumë dyshime për raportin tuaj?

Ilnisa Agolli: Mund të më pyesësh për të gjitha Juliat e asaj shtëpie. Por nuk ka ndodhur asgjë...jeta vazhdon!

A u mërzite ti se Ilnisa është e dashura e Meritonit?

Ilnisa Agolli: Të them të drejtën i kthehem asaj përgjigjes që të thashë më herët për llojin e sorollojin e teorive dashakeqe se unë nuk jam vetëm e dashura e Meritonit. Gjithsecili është i lirë që të të përkufizojë në bazë të mendimit që ka. Nuk besoj që i jap rëndësi Julias apo Juliave të tjera që na takon apo lëshon media. Secili ka mendimin e vetë. S'ka pasur kurrë pabesi. Unë e kam dëgjuar nga ti tani, e kam dëgjuar në rrethin tim të ngushtë një lajm të tillë. Siç e dëgjova, e harrova. Kemi një detyrim që të takohemi me patjetër. Takohem me Dean, Gabrielin, Gracianon. Unë fal shpirtin kur ti je ai që je, jo ai që hiqesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB