
TIRANË- Bizesmeni Kristian Boçi ndodhet prej ditesh në spital. Pas aksidentit që bëri, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë. Ditën e sotme ai ka publikuar një video nga spitali, me një mesazh për ndjekësit. Përmes videos Boçi ka falenderuar Zotin dhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij. Bizesmeni është shprehur se Zoti bëri mrekulli që e shpëtoi dhe këshilloi që të gjithë të kujdesen për veten, pasi sipas tij në jetë jemi kalimtarë.
"Mbas asaj mrekullie që ka bo Zoti për mua, jam në dispozicion të fjalës së Zotit për të gjitha ditët e jetës time. Paçi një të Dielë të bekuar,"-shkruan Boçi, teksa shqfaet i ulur në ambjentet e spitalit duke marrë serum.
Si pasojë e aksidentit Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë, ndërkohë që fatmirësisht, dy fëmijët e mitur që ishin në të njëjtën makinë me të, kanë pësuar dëmtime më të lehta./ZËRI