Qytetërim

E akuzoi publikisht për dhunë, 50 Cent padit ish-partneren

Reperi pohoi se ai i ishte "nënshtruar një talljeje, urrejtjeje dhe përbuzjeje të gjerë publike" pas akuzave publike të Joy.

f.t
E akuzoi publikisht për dhunë, 50 Cent padit ish-partneren
Curtis Jackson dhe Daphne Joy

SHBA- Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe dhunë. Reperi pohoi se ai i ishte "nënshtruar një talljeje, urrejtjeje dhe përbuzjeje të gjerë publike" pas akuzave publike të Joy, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara ekskluzivisht, më 7 maj, reperi, 48 vjeç, pretendon se Joy, 37, "në mënyrë të rreme dhe publike" e akuzoi atë për "përdhunim dhe abuzim fizik" gjatë marrëdhënies së tyre, e cila zgjati nga viti 2011 deri në 2013. Në padi, 50-vjeçari deklaron se postimi i Joy-it në Instagram ka më shumë se 22 mijë pëlqime, gjë që ka dëmtuar reputacionin e tij të biznesit, çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe e ka nënshtruar atë ndaj një fluksi urrejtjeje në internet.

50 Cent ka bashkangjitur një letër që avokatët e tij i dërguan Joy 37-vjeçe, më 2 prill duke kërkuar që ajo të hiqte postin dhe të tërhiqte deklaratën. Avokatët e saj dyshohet se kërkuan në këmbim miliona euro. 50 Cent i quan kërkesat ‘qartësisht zhvatëse’. Krijuesi i “Power” po kërkon më shumë se një milion euro dëmshpërblim dhe një urdhër gjykate që Joy të heqë postimin dhe të mos bëjë komente të tjera shpifëse për të.

Joy u emërua si një nga tre gratë që supozohej se ishin punonjëse seksi për Combs në një padi për sulm seksual të ngritur nga producenti Rodney “Lil Rod” Jones. /ZËRI

Poll

MOS HUMB