
KOSOVË- Në spektaklin e mbrëmshëm të "Big Brother VIP Kosova" janë rikthyer në vëmendje akuzat e Linda Halimit kundrejt Bleros, për ngacmim seksual.
Artistja tha se para 12 vitesh ai ka tentuar të hyjë në një hotel me të, pas disa xhirimeve që kishin. Kjo u mohua nga ana e këngëtarit, i cili e theksoi se Lindita po gënjen dhe se kjo nuk është aspak e vërtetë.
Mbrëmë ai tha se është ndjerë i zhgënjyer nga kjo deklaratë, duke e mohuar sërish. Sipas Bleros nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se e gjitha kjo është një shpifje.
Mes debatit të nxehtë të tyre, Blero tha se “këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.
Një ndërhyrje u bë edhe nga Ylli Dervishi, të cilit Blero i reagoi në mënyrë të ashpër duke mos i kthyer përgjigje.
Në lidhje me këtë temë, shumë nga konkurrentët brenda e përkrahën këngëtarin.
Sidoqoftë, akoma nuk u bë një kërkim-falje nga Lindita në lidhje me këtë.
Në fund të spektaklit këngëtarja shqiptare u rendit në një prej banoreve më pak të pëlqyer brenda shtëpisë.