Qytetërim

‘Duam Serbinë në grup’, mediat serbe tremben nga kërkesa e Igli Tares

Mediat serbe shkruajnë se kërkesa e ish-futbollistit shqiptar Igli Tare, që Shqipëria të ketë rival në grupe Serbinë, është e çuditshme.

D.XH
‘Duam Serbinë në grup’, mediat serbe tremben nga
Igli Tare

TIRANË - Mediat serbe kanë shkruar për faktin se Kombëtarja shqiptare është kualifiukuar në Europianin e Gjermanisë. Shqipëria arriti sukses të madh duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2024. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, shqiptarët u përballën në Tiranë me Ishujt Faroe, ku barazuan 0:0 dhe u kualifikuan.

Ndeshja e përmendur tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndërsa sfidën e ka ndjekur drejtpërdrejt ish-futbollisti shqiptar Igli Tare. Gazetarët shqiptarë takuan futbollistin dhe e pyetën se çfarë grupi do të donte për Euro 2024. “Para së gjithash, dua që Italia të kualifikohet. Do të doja një grup me Gjermaninëë, Italinë, Shqipërinë dhe Serbinë” – tha Igli Tare.

"Tare e ka kaluar karrierën e tij të konsiderueshme si lojtar në Gjermani dhe Itali, ndaj nuk është për t'u habitur që ai do të donte që vendi i tij të takohej me kundërshtarë të fortë. Mirëpo, pse e përfshiu Serbinë në këtë grup?", shkruajnë mediat serbe.

Serbia dhe Shqipëria kanë luajtur vetëm dy ndeshje me njëra-tjetrën. E para ishte në Beograd më 14 tetor 2014, kur tifozët e Shqipërisë lëshuan një dron dhe më pas kishte dhunë në stadium, kështu që ndeshja u ndërpre. Në fushë pati incidente të rënda, ndaj ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar në favor të shqiptarëve.

Ndeshja e kthimit u luajt më 8 tetor 2015, kur Serbia fitoi 2:0 me golat e Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajić. Duke marrë parasysh tensionet që pasuan këto takime, zgjedhja e Serbisë si kundërshtare e dëshirueshme mbetet mister./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB