
TIRANË-Tifozët kuq e zi janë ndalur përpara godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të protestuar kundër këtij institucioni,duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si drejtohet futbolli në vend.
Me pankarta dhe thirrje të forta, tifozët akuzuan federatën për mungesë transparence dhe vendime që nuk përfaqësojnë interesat e tifozëve dhe futbollit shqiptar.
“Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë!” – ishte një nga mesazhet kryesore të protestës.
Një tubim u zhvillua edhe një ditë më parë para ndeshjes me Andorrën në 'Arenën Kombëtare'./ZËRI