Qytetërim

Feniksi shkroi një nga historitë më të zeza dhe kuptimlota të NBA amerikan

Klubi nga Arizona investoi një total prej 220.7 milionë dollarësh vetëm në paga, më shumë se çdo skuadër tjetër në historinë e NBA-së, në mënyrë që t'i mblidhte të gjithë superyjet bashkë.

Redaksia Zëri
Feniksi shkroi një nga historitë më të zeza dhe kuptimlota
Feniks Sansi

Arizonë– Nëse fabula që po shkruan rasti i Feniks Sansit (Phoenizx Suns) në ShBA do të përmblidhej me një fjali, ajo fjali do të ishte: paraja nuk e blen suksesin.

Feniks Sansi këtë sezon është skuadra më e shtrenjtë, më e mira në letër dhe me më shumë shpenzime, me dështimin më të madh sportiv. Klubi nga Arizona investoi një total prej 220.7 milionë dollarësh vetëm në paga, më shumë se çdo skuadër tjetër në historinë e NBA-së, në mënyrë që t'i mblidhte të gjithë superyjet bashkë. Si trajner morën fituesin e dy herë çmimit "trajner i vitit", Majk Badenholzerin, ish-kampionin e vitit 2021 në drejtimin e Milluoki Baks (Milwaukee Bucks).

Në skuadër boshti tresh ishte ai i Kevin Durantit, Devin Bukerit (me rekordin personal 71 pikë për ndeshje) dhe Bradli Bilit (me rekordin personal 60 pikë për ndeshje), të cilët i kushtuan 150 milionë dollarë paga buxhetit të klubit. Gjithçka nisi mirë, me 8 fitore dhe një humbje. Më pas, dëmtimet e Bilit, acarimi i marrëdhënies Badenholzer-Durant e ndërroi krejt vijimin e paraqitjeve.

33 fitore e 37 humbje ishte bilanci që e la jashtë grupit të skuadrave që kualifikohen në finalet e NBA nga Konferenca e Perëndimit. 

Bili dhe Bukeri shënuan mesataret më të ulëta të pikëve në karrierën e tyre. Lojtarët nisën të fajësonin njeri-tjetrin.

Feniksi pushoi së qeni një skuadër në karakter. Sezonin e ardhshëm pritet revolucion që nis nga zhbërja e bërthamës treshe./ZËRI

Poll

MOS HUMB