
SPANJË- Është mbyllur në një barazim dramatic, në shifrat 1-1 derbi i Madridit mes Realit dhe Atletikos. Goli në minutën e 96 i Atletikos, bëri që të dyja skuadrat të merrnin nga një pikë në fundin e ndeshjes, e cila u karakterizua nga një situatë e pazakontë, siç ishte ndërprerja për disa minuta, për shkak se tifozët vendas qëlluan me sende të forta portierin e Realit të Madridit.
Teksa po zhvillohej minuta e 68-të e takimit, tifozët bardhekuq hodhën mjete në fushë duke sulmuar ish-portierin e tyre, Thibaut Courtois.
Kjo e detyroi gjyqtarin ta ndërpriste përkohësisht lojën. Kjo zgjati pak minuta dhe ekipt tashmë u kthyen në fushë
Pas ndërprerjes së ndeshjes, kapiteni Koke dhe trajneri Diego Simeone u futën në fushë në përpjekje për t’i qetësuar tifozët.
Militao ishte lojtari që i dha avantazhin Realit në pjesën e dytë të ndeshjes. Qendërmbrojtësi bëri një gjuajtje të shkëlqyer pas një krosim me goditje standarde duke i dhënë avantazhit Los Blancos.
Real Madrid u mendua se do ta kishte të lehtë ndeshjen, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë.
Atletico Madrid luftoi deri në fund dhe ndeshja u bë edhe më emocionuese, derisa Correa në minutën e 96-të shënoi golin e barazimit.
Me këtë barazim kaq dramatik, e sigurt që kjo javë do të ketë shumë debate nga të dyja skuadrat.
Simeone analizoi atë që ndodhi në “Cívitas Metropolitano”, gjatë barazimit në derbin kundër Real Madridit. Pak para hedhjes së sendeve ndaj Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit kishte marre thirrjet “vdekje Courtois”, siç është riprodhuar nga programi “El Chiringuito”. Kamerat e “Movistar Plus+” kapën gjestet provokuese të Thibaut Courtois për tifozët e Atlético Madridit pas golit të Militao, që e kaloi Real Madridin në avantazh 1-0.
Biseda me Courtois – “I thashë të jetë i qetë. Ne nuk kemi nevojë për ata tifozë në tribunë. Kujdes me çdonjërin prej nesh, që luajë viktimën, gjithsesi. Ju mund ta shihni Courtois kur akuzon tifozët dhe qesh”./ZËRI