
SHBA- Me siguri keni dëgjuar për Aleksandrin e Madh- princin luftëtar që u bë një sundimtar legjendar, Megjithatë, "Alexander: The Making of a God", rrëfen pushtimet e ikonës historike në një mënyrë të re, duke përdorur rrëfime bashkëkohore dhe arkeologji të bazuar në fakte, pjesa më e madhe e së cilës bazohet në gërmimet e vazhdueshme në Aleksandri, Egjipt, qyteti që themeloi Aleksandri i Madh.
Çfarë është Alexander: The Making of a God ?
Dokumentari me gjashtë pjesë eksploron rrugën e jashtëzakonshme të të riut, i vendosur për të gjetur vendin e tij në botë pas vrasjes së babait të tij, duke bashkuar shpejt vendin e tij në një fushatë për pushtime të reja. Aleksandri e fiksoi një obsesion për të mposhtur mbretin persian Darius.
A ishte Aleksandri i Madh homoseksual?
Alexander: The Making of a God spekulon mbi detaje intime të jetës private të Aleksandrit, duke përfshirë kohën që ai kalonte me mikun e fëmijërisë dhe të dashurin e supozuar Hephaestion (rol i luajtur nga ëill Stevens). Në serial, ekspertët shpjegojnë se Aleksandri kishte vetëm dy miq të ngushtë gjatë gjithë jetës së tij: Hephaestion dhe Ptolemeu.
Megjithatë, seksualiteti i Aleksandrit nuk mund të përkufizohet domosdoshmërisht me terma moderne.
"Marrëdhëniet e të njëjtit seks ishin normale në të gjithë botën greke. Grekët nuk kishin asnjë fjalë për homoseksualitetin, apo të jesh homoseksual. Thjesht nuk ishte në fjalorin e tyre. Kishte thjesht të qenit seksual,"-thotë profesori Lloyd Llewellyn-Jones i Universitetit të Cardiff-it në Uells në episodin e parë. Por ndyshe nga studiuesit, ata që kanë parë dokumentarin, pretendojnë se portretizimi i tij si "gay" është thjesht përdorim për t'i shërbyer axhendës së 'LGBT'.
Mediat greke, vend i cili pretendon se Aleksandri i Madh ishte helene dhe jo maqedonase, nuk e kanë pritur mirë serialin e ri në Netflix.
"Natyrisht, nuk ka asnjë provë historike për të vërtetuar atë që Netflix po paraqet në mënyrë vulgare, por edhe një herë duket se përpjekja për të reduktuar qytetërimin më të madh në planet , atë të Greqisë së Lashtë, nuk do të ndalet...,"-shkruan "Newsbomb".
Sipas tyre, dokumentari ka shkaktuar shumë reagime negative nga shikuesit grekë./ZËRI