
ANGLI – Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Armando Broja duket se do të luajë minutat e fundit me fanelën e Chelseas.
Për Brojën ka një interes të lartë nga ana e Fulham. Skuadra e Premier League ka ofruar 4 milionë paund për ta huazuar sulmuesin kuq e zi nga Chelsea. ‘Blu’-janë dorëzuar dhe kanë pranuar ofertën.
Edhe gazetari François Plateau tha se në marrëveshje do të jetë edhe opsioni për të drejtën për blerje, në rast se Armando Broja përmbush kërkesat që ka Fulhami.
????⚪️⚫️ Armando Broja to Fulham, here we go! Agreement reached on loan until the end of the season for £4m fee to Chelsea.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2024
Broja will complete medical tests tonight in order to sign later.@TurkishAirlines ✈️ pic.twitter.com/9c0tXw4u7O
???? Fulham are willing to offer a loan fee upwards of £3m for Chelsea player Armando Broja, including an option to buy. pic.twitter.com/xzZ3jketdU
— François Plateau (@francoisplateau) February 1, 2024
Sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja synon që të rikthehet në nivelet e larta. Ai nuk po kalon një periudhë të mirë, pas një dëmtimi që mori. Ndërsa, është aktivizuar në disa sfida me skuadrën e Chelseas./ZËRI/