
TIRANË- Fation Kuqari është një nga banorët e “Big Brother VIP” që iu bashkua shtëpisë disa ditë pas nisjes së programit, por një veprim i tij i fundit duket se do i kushtojë.
Fationi pati mundësinë që ti njohë më mirë banorët e tjerë, pikët e tyre të forta dhe të dobëta, si edhe të dijë cili nga banorët u pëlqye deri në atë pikë të lojës. Mirëpo të mbash informacione nga jashtë është e vështirë dhe Fationi së fundmi ka treguar se çfarë mendon publiku jashtë për banorët.
Gjatë një bisede për të nominuarit e kësaj jave, Fationi është shprehur se Ilnisa ka antipati të madhe jashtë shtëpisë.
“Dhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuar”– është shprehur Fationi.
Siç dihet nga rregullat e këtij formati, askush prej konkurrentëve nuk duhet t’u rrëfejë informacione prej jashtë shtëpisë. Por a do të penalizohet Fationi prej produksionit?/ZËRI