Qytetërim

Gjendet piktura e Gustav Klimtit pas 100 vjetësh

Para ankandit, pikturat do të prezantohen në disa lokacione ndërkombëtare, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun.

f.t
Gjendet piktura e Gustav Klimtit pas 100 vjetësh
PIKTURA

AUSTRI- Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, që besohej e humbur për 100 vjet, është gjetur në Vjenë. Portreti i Fraulein Lieserit, dikur ka qenë në pronësi të një familjeje hebreje në Austri, dhe është parë për herë të fundit në publik, më 1925, shkruan BBC.

Shtëpia e ankandit Kinsky vlerëson pikturën me më shumë se 54 milionë dollarë. Portreti do të vendoset në ankand më 24 prill, në emër të pronarëve, dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser. Diçka e tillë është e bazuar në Parimet e Uashingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthim të artit të plaçkitur prej nazistëve, te pasardhësit e njerëzve prej të cilëve janë marrë veprat.

Para ankandit, pikturat do të prezantohen në disa lokacione ndërkombëtare, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun. Veprat e Klimtit janë shitur për shuma të mëdha parash në të kaluarën.

Vepra tjetër e tij, Gruaja me Flladitëse, është shitur për 85.3 milionë dollarë në qershor, duke e bërë atë veprën më të vlefshme të artit që është shitur në ndonjë ankand në Evropë./ZËRI

Poll

MOS HUMB