Qytetërim

Djali i tij në kërkim/ Flet babai i Stresit, Sali Lushaj: Kanë tri vite që shajnë vëllezërit e mi të vdekur

Babai i reperit ka mohuar se djali i tij, Arkimed Lushaj dhe reperi Rigels Rajku të kenë lidhje me ngjarjen dhe sipas tij mund të kenë qenë fansat ata që e kanë dhunuar, Medi Isenin.

f.t
Djali i tij në kërkim/ Flet babai i Stresit, Sali Lushaj: Kanë
Arkimed dhe Sali Lushaj

TIRANË-Teksa Stresi është ende në kërkim dhe Noizy pritet të ekstradohet në Kosovë, ka thyer heshtjen për sherrin e madh të ndodhur në Pejë, babai i Arkimedit, Sali Lushaj. Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në lidhje telefonike, Sali Lushaj ka treguar se është takuar me personazhin e njohur të TikTok, Medi Isenin në 2 të natës, pas një telefonate me babain e këtij të fundit.

“Më ka marrë babai i Medi Isenit në telefon. I përgjigjem. Unë fola me kamerë me të. Një burrë shumë i mirë. Më tha babai i Medit për të kërkuar falje familjarisht. U takova pastaj me Medin në 2 të natës”, është shprehur ai në intervistë.

Më tej Lushaj foli edhe për Cllevion, duke thënë se mbathjet e tij ia ka larë gruaja e tij, nëna e Stresit. Ai tregoi se si Medi dhe Cllevio, i kanë ofenduar për tre vite në TikTok vetëm për të fituar famë e para. Babai i reperit ka mohuar se djali i tij, Arkimed Lushaj dhe reperi Rigels Rajku të kenë lidhje me ngjarjen dhe sipas tij mund të kenë qenë fansat ata që e kanë dhunuar, Medi Isenin.

"Kanë qenë duke performuar në Pejë, aty ka pas fansa shumë, për mendimin tim dhe siç më kanë thënë si Noizy dhe Stresi, nuk kanë qenë pjesëmarrës fare. Ata kanë qenë fansat, të Kosovës apo Shqipërisë, nuk e di. Kjo ka ndodhu për arsye të sharjeve, ka tre vjet, nga Medi Iseni dhe një Kllevio, një flliqësirë e tokës. Më ka sharë nënën, babën, vëllezërit e vdekur, ka përdhosur varret e vëllezërve të mi. Këta e kanë bërë për famë si familje, vetëm me fitu lekë me sharje. Këtu duhet prokuroria e Kosovës dhe e Shqipërisë, me lëshu fletë thirrje për këta dy persona. Medi erdhi në dy të natës. Jemi taku kemi shku në restorant, kemi bërë shumë biseda me të dhe e kemi çu te hoteli me flejt. Unë isha vetëm me Medin, Stresi nuk ishte. E ka pas shumë mik. Për herë të parë në Shqipëri ka taku Stresin, dhe kjo është shumë e habitshme, kanë gjet një mënyrë me TikTokun, janë marr me rrjete sociale vetëm e vetëm që të marrin famë”, u shpreh Lushaj.

Çfarë ka ndodhur?

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB