Qytetërim

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje të tij: FreeNoizy!

Qëllimi i tyre është lirimi i artistit.

f.t
Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje
Noizy

TIRANË-Reperi i njohur, Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në Kune, në Shëngjin. Ai dyshohet se së bashku me anëtarët e grupit të tij kanë dhunuar barbarisht tiktokerin e njohur Medi Iseni. Disa prej personazheve publike kanë nisur në rrjete sociale një fushatë në mbrojtje të tij, të quajtur FreeNoizy. Në kauzën e nisur thuhet se Policia duhet të reagojë edhe për personat që kërcënojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Sa i përket rastit të Noizyt, në kauzë thuhet se nuk ka asnjë provë për ndalimin e tij.

Loredana, Blerim Destani, Bardhi, Çiljeta Xhilaga, Varrosi, Xhensila Myrtezaj, Tayna janë disa nga personat që kanë reaguar në mbrojtje të reperit. Qëllimi i tyre është lirimi i artistit. Personazhe të njohur dhe miq të reperit janë duke ripostuar kauzën me thirrjen për lirim të tij, por Policia e Kosovës ende nuk ka dalë në përfundim të hetimeve apo me akuzën për të cilën do rëndojë mbi reperin.

"Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot #Me Noizyn, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri. Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sat ë sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona, kur shohim që disa personazhe përdorin TiTok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë akuzuar me sulme nga më të ulëtat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij? Sot jam #MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn, per te mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standart. Ju ftoj të gjithëve të jeni #MeNoizyn, për t’i dhënë mbështetje atyre që janë tabelë qitje në TikTok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjete sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji,"-shkruhet në kauzën e ngritur.

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje

Arrestimi i reperit, personazhet publike nisin kauzën në mbrojtje

Çfarë ka ndodhur?

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. /ZËRI

Poll

MOS HUMB