Qytetërim

Divorci i bujshëm Jolie-Pitt, vëllai i aktores: I kam marrë nën mbrojtje 6 nipërit

Haven shprehet se nuk ka dashur asnjëherë që nipërit e tij të ndikohen emocionalisht nga ndarja e motrës së tij me Brad Pitt.

f.t
Divorci i bujshëm Jolie-Pitt, vëllai i aktores: I kam marrë
Angelina Jolie dhe James Haven

SHBA- Divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ishte një nga ndarjet më të bujshme. Vëllai i aktores së njohur Angelina Jolie, James Haven, ka rrëfyer në një intervistë së fundmi raportin që ka me nipërit e tij sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. 

Ndër vite ai nuk ka preferuar të flasë mbi motrën e tij, por theksoi se pas ndarjes së Angelina-s me Brad Pitt, marrëdhënia e tyre u bë akoma më e ngushtë. Gjithashtu Haven deklaroi se që pas këtij divorci të bujshëm, u zotua të kujdesej dhe t’i merrte nën mbrojtje 6 nipërit e tij. Ai thotë se nuk ka dashur asnjëherë që kjo ndarje të ndikojë emocionalisht tek ata.

"Këto janë periudha shumë të rëndësishme të formimit të karakterit. Fëmijët po shkojnë drejt adoleshencës dhe natyrisht unë jam pranë tyre. Unë përpiqem ta organizoj jetën time, kur familja ime ka nevojë sigurisht që jam prezent",- u shpreh aktori për mediat e huaja.

Haven tregoi më tej se këtë përkujdesje e kishte mësuar nga nëna e tij Marcheline Bertrand. Kjo e fundit ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2007./ZËRI

Poll

MOS HUMB