Qytetërim

Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo!

Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg.

k.m.
Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo!
Distria Krasniqi

ZAGREB- Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo. Sportistja nga Kosova fitoi medaljen e artë në Evropianin që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Distria e nisi me fitore bindëse ndaj ukrainases Anna Borodina, ndërsa në finale, kampionia olimpike mposhti italianen Odette Giuffrida dhe u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Xhudistja tjetër nga Kosova, Flaka Loxha u eliminua në raundin e dytë duke u mposhtur nga kroatja Tihea Topolovec.

Ky është titulli i dytë europian për Krasniqin. Ajo ka fituar edhe dy medalje të argjendata si edhe dy të bronxta./ZËRI

Poll

MOS HUMB