Qytetërim

‘Ça bone zemra?!’/ Kristjan Asllani bën Çalhanoglun të flasë shqip

Duke festuar mesfushori Kristjan Asllani ka zhvilluar një bisedë “live” në rrjetin social Instagram me mesfushorin turk të skuadrës, Hakan Çalhanoglu.

k.m.
‘Ça bone zemra?!’/ Kristjan Asllani bën
Kristjan Asllani dhe Hakan Çalhanoglu

ITALI- Pas triumfit të Interit në "Seria A", duke u shpallur Kampionë të Italisë. Duke festuar mesfushori Kristjan Asllani ka zhvilluar një bisedë “live” në rrjetin social Instagram me mesfushorin turk të skuadrës, Hakan Çalhanoglu. Teksa flisnin me njëri-tjetrin, në një moment Asllani përshëndet fansat shqiptarë. E menjëherë ndërhyn shoku i tij i skuadrës dhe i kërkon të flasë shqip pasi arrin ta kuptojë dhe t’i kthejë përgjigjie.

MOMENTI ME VIDEO: 


Çalhanoglu: Më flit shqip dhe unë do të ndjek

Asllani: Po sigurisht, ti kupton shqip. Ça bone plako…

Videoja e tyre është shkëputur nga rrjeti social dhe është bërë virale. Kjo pasi edhe Çalhanoglu ka shumë fansa në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB