Qytetërim

Bellingham apo Vinicius, cilit do t’ia jepte “Topin e Artë”? Ja si përgjigjet Ancelotti

Carlo Ancelotti doli para mediave në sallën e shtypit të “Valdebebas”

E.K
Bellingham apo Vinicius, cilit do t’ia jepte “Topin e
Ancelotti

SPANJË- Carlo Ancelotti doli para mediave në sallën e shtypit të “Valdebebas”, ku foli për ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedad në “San Sebastián”. Në këtë përballje me gazetarët, në fakt vazhdimësia e Xavit në stolin blaugrana ishte shumë prezente, ashtu si pretendimet e Barcelonës për gjykimin e “El Clasico”.

Si e pret skuadra juaj ndeshjen kundër Real Sociedad?

Me gjithë entuziazmin e botës, objektivi është shumë i qartë. Jemi 7 pikë larg fitores së titullit të La Liga-s, objektivi është ta sigurojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të fituar.

Vazhdimësia e Xavit, diçka e mirë për Real Madridin…?!

Ai ka bërë një punë të mirë te Barça, e njeh mirë klubin, më duket një vendim i saktë.

Rodrygo, Bellingham dhe Mendy…

Bellingham kishte një problem stomaku, Rodrygo ishte me grip, por ende mund të udhëtojnë me ne. Mendy nuk do të udhëtojë, është mirë, por preferoj që të vazhdojë të punojë për Champions League.

Xavi ndryshoi mendje, edhe pse përbetohej se do të largohej nga Barcelona… A është fjala më e rëndësishme se një kontratë?

Ne duhet t’i respektojmë ndryshimet në opinione. Sa herë kam ndryshuar unë mendje? Shumë herë gjatë karrierës sime. Ta bësh një gjë të tillë është e ligjshme dhe e lejuar.

Laporta ka kërkuar përsëritje të “El Clasico”…

Ky është një opinion i tij. Unë nuk i komentoj opinionet.

A ju shqetëson fakti se u fol më shumë për polemikat sesa fitoren tuaj në “El Clasico” e fundit?

Kjo gjë nuk më shqetëson. Kemi ndjenja aq të mira tani, saqë gjithçka që ndodh rreth nesh nuk na ndikon aspak. Kemi shpresën që ta përfundojmë sezonin në një mënyrë fantastike. Gjithçka thuhet rreth nesh nuk na shqetëson për asgjë.

Ankesat e Barcelonës…

Nuk kam çfarë të shtoj, janë mendime. Fjalët shkojnë me erën…

Vinicius, a duhet të përmirësohet sa iu përket golave?

Një nga karakteristikat më të mira që ka është vazhdimësia e tij. Ai ka ende hapësirë ​​për përmirësim pranë zonës kundërshtare, në lëvizjet pa top. Vinicius do të përmirësohet, ka përulësinë e nevojshme për këtë.

Kujt do t’ia jepje “Topin e Artë”, Bellingham apo Vinicius?

Te dyve.

Poll

MOS HUMB