
TIRANË- Diola Dosti, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother Vip”, vijon që të jetë mjaft aktive ne rrjetet sociale, ku herë pas herë këshillat e saj kanë pushtuar kryeartikujt e mediave rozë.
Ndërkohë që karriera e saj duhet thënë se po ecën për bukuri, së fundmi përflitet se Diola i ka rregulluar më së miri edhe punët e zemrës.
Ditën e djeshme, në media kanë nisur të qarkullojnë lajme se Diola është duke shijuar një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegu.
Burime për Prive.al kanë rrëfyer se dyshja është shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri në Prishtinë, në javët e fundit. Sipas po të njëjtit burim, raportohet se dyshja frekuenton të njëjtat vende dhe si Diola ashtu edhe Erolldi janë parë në një gjendje të mirë shpirtërore.
Ajo që i kanë vënë vulën spekulimeve në media është fakti se Diola dhe Erolldi kanë publikuar disa postime në rrjetet sociale përkatëse, ku shihen teksa frekuentojnë të njëtin vend.
Diola është nënë e tre vajzave nga një martesë e mëparshme me një mjek kosovar./ZËRI