
TIRANË- Dijonis Biba fiton edicionin e parë të “Ferma VIP”, duke marrë me vete edhe çekun prej 100 mijë eurosh.
Pas shumë sfidave, Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.
Pas marrjes së çmimit, Dijonisi falenderoi të gjithë shqiptarët që e votuan, ndërsa tha se kjo ishte një ndër eksperiencat më të bukura në jetën e tij.
View this post on Instagram
Gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga.
Si nënkampion i Ferma VIP, Flori u shpreh se nuk do të hiqte asnjë gjë nga i gjithë ky rrugëtim, ndërsa shtoi se pas kësaj mbrëmjeje do të vijojë rrugëtimi i tij në art.
Flori: Jam shumë i lumtur për kaq sa arrita, nuk jam aspak pishman. Rruga ime do të jetë e gjatë në art, e uroj Dijonisin për këtë.