
TIRANË- Në Gjykatën Civile të Tiranës, ëshë zhvilluar seanca e radhës për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. Në seancën e sotme, Gjykata ka vendosur që të pajisë me 1 vit urdhër mbrojtje Princ Lekën ndaj ish-vjehrrit të tij, babait të aktores Gjergj Zaharia.
Gjatë kësaj kohe Gjergj Zaharias i është ndaluar e drejta të shkelë në Oborrin Mbretëror si dhe duhet të qëndrojë 100 metra larg tij. Ky vendim u mor, pasi mbrojtja e Lekës, paraqitur në seancë, ekspertizën e Mjekësisë Ligjore, ku evidentohet dhuna fizike në trupin e princit. Seanca e radhës do të mbahet në datën 27 Mars, ndërsa Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian. Kjo u bë shkak për shtyrjen e seancës.
Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shoqëruar me tensione të shumta mes çiftit, që më pas eskaluan në dhunë fizike. Në një video të regjistruar nga Princ Leka shihet aktorja, e cila e qëllon ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një objekt druri. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë. Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin prandaj dhe ajo reagoi ashtu, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. Përpos divorcit dhe dhuna ndaj njëri-tjetrit ka përfunduar në gjykatë./ZËRI