
TURQI- Kryenndeshja e kampionatit turk mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt përfundoi në barazim pa gola, 0:0. Ndërsa, ka pasur ankesa të shumta për arbitrimin në këtë sfidë.
Aleksandër Djiku goditi me grusht në fytyrë Icardin në minutën e 22 dhe arbitri çuditërisht nuk dha penallti. Siç mund të shikohet edhe në foto, Icardit i është nxirë fytyra nga goditja.
Does Djiku's intervention against Icardi in this position require a penalty?
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 24, 2023
What do you think? #FBvGS pic.twitter.com/9z7ujxEnX2
Arbitri nuk e pa faullin dhe duket se VAR ra dakord me të dhe loja vazhdoi. Galatasaray ka bërë një postim, ku proteston për arbitrimin dhe e ka shoqëruar me një foto, ku shihet syri i nxirë i qendërsulmuesit argjentinas.
So much for VAR! Icardi punched in penalty box, no penalty, no red card for the player who did it. Clear as day.pic.twitter.com/B9ckB6IHW3
— Garry McC (@TheGMcConnachie) December 24, 2023
“Ne ndajmë atë që bordi i arbitrave, dhoma VAR dhe 26 kamerat nuk e panë dot. Na vjen turp. Shpresoj që një ditë të turpërohen ata që e çuan futbollin turk në këtë pikë”, thuhet në postim.
Sadece kendileri için adalet isteyenler bu gece yine her mecradan Türk futbolunu manipüle etmeye devam ettiler. Biz; hakem heyetinin, VAR odasının ve 26 kameranın göremediğini paylaşıyor ve yine onların yerine utanıyoruz ❗️
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) December 24, 2023
Türk futbolunu bu noktaya getirenlerin bir gün utanması… pic.twitter.com/xJedDKa8ta
Pikërisht Fenerbahce dhe Galatasaray janë në krye të kampionatit turk, me nga 44 pikë secili. Ndërsa rivaliteti mes dy ekipeve është i madh, futbolli turk duket se po përjeton një fazë të akteve të dhunës në fushën e blertë./ZËRI/