Qytetërim

Cila është arsyeja pse Adele nuk përdor metronë e Londrës

Këngëtares iu desh të bënte një përjashtim në vitin 2023.

k.m.
Cila është arsyeja pse Adele nuk përdor metronë e
Adele

BRITANI E MADHE- Gjatë gjithë qëndrimit të saj në Las Vegas, Adele ka pasur zakon të ndajë rrëfime personale. Në daljen e saj më të fundit, këngëtarja zbuloi arsyen pse prej gati 20 vitesh preferon të shmangë metronë në Londër. Ndryshe nga sa mund të besohet, fama dhe pasuria e këngëtares nuk kanë qenë një faktor që ajo të shmangte transportin publik. Në fakt, Adele bënte zgjidhje alternative që nga viti 2005, 3 vite para se të nxirrte albumin e saj të parë.

Arsyeja e vërtetë e këtij vendimi është ankthi që krijon metroja për këngëtaren pas sulmeve vetëvrasëse që ndodhën në kryeqytetin britanik në korrik të vitit 2005, ku humbën jetë 56 persona, e 700 të tjerë u plagosën.

“Unë nuk kam hipur në metro në Angli, jo sepse u bëra e famshme. Kam pasur frikë sepse më bën klaustrofobike,”- u tha Adele fansave të saj në Las Vegas.

Megjithatë, këngëtarja tregoi gjithashtu iu desh të përballej me frikën e saj në vitin 2023 për të arritur te "Mamma Mia! The Party", një event i mbajtur në stadiumin legjendar O2 në Londër. Udhëtimi me makinë për tek Arena nga atje ku ishte Adele zgjaste të paktën dy orë, kështu që ajo u detyrua të shkonte me metro.

Mirëpo ndryshe nga sa e priste u ndje aq rehat saqë përfundoi duke e zënë gjumi./ZËRI

Poll

MOS HUMB