Qytetërim

VIDEO/ Gjykohet për diferencën e moshës me Meritonin, flasin familjarët e Ilnisës: Vulgare

Përgjigjen, komenteve negative ia kanë dhënë familjarët e Ilnisës, kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram-it.

k.m.
VIDEO/ Gjykohet për diferencën e moshës me Meritonin, flasin
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi

TIRANË- Moderatori Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë dy personazhet e "Big Brother VIP 3", të cilët po krijojnë një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë marrëdhënia e tyre është gjykuar nga publiku për shkak të diferencës që kanë në moshë, 8 vite. Përgjigjen, komenteve negative ia kanë dhënë familjarët e Ilnisës, kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram-it.

“Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga @mr.ledionlico për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjetojmë dhe që fatkeqësisht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitetin dhe sulmon tërësisht PA CLASS, një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qënia e saj, kinse qenka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë. Tërësisht vulgare shprehja se si një mashkull nuk ka çfarë të humbi, ndërkohë që një femër po… konkretisht Ilnisa! Konica ka thënë që njeriu është më i ligë se egërsirat (sidomos nëse tek tjetri sheh atë që i mungon). Për mua kjo shprehje duhet të ndryshojë sot! Mos të harrojmë që ne rrotullohemi rreth njëri-tjetrit. P.S Vargjet e lexuara janë të Arben Dukës së ndritur, por sa i japim rëndësi lapsuseve që të gjithëve na qëllon të ndodhin, le t’i japim pak kohë të menduarit se çfarë ato vargje tregojnë dhe nënkuptojnë!,”-shkruhet në një postim në faqen zyrtare të saj. 

VIDEOJA E PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilnisa Agolli (@ilnisa.agolli)

Edhe pse shumë komente kundër tyre jashtë, duket se marrëdhënia mes tyre brenda po shkon më së miri./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB