Qytetërim

Celine Dion thyen heshtjen dhe bën një dokumentar për sëmundjen e saj

Me 'I Am: Celine Dion' ajo shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për gjendjen e saj.

k.m.
Celine Dion thyen heshtjen dhe bën një dokumentar për
Celine Dion

KANADA- Celine Dion vendosi të ndajë luftën e saj me sindromën e personit të ngurtë me miliona fansat e saj në mbarë botën. Përmes dokumentarit të titulluar “I Am: Celine Dion” nga Irene Taylor Brodsky, këngëtarja do të shfaqet në ekran duke luftuar me çrregullimin e rrallë neurologjik, me të cilin është diagnostikuar, i cili prek trurin dhe palcën kurrizore.

Në një video në rrjetet sociale në dhjetor 2022, ajo njoftoi fansat e saj se po e shtynte turneun e saj botëror për shkak të spazmave që ndikuan në mënyrën e të ecurit dhe të kënduarit. Ndaj edhe kijuesit e projektit shpresojnë që dokumentari të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për këtë çrregullim jo shumë të njohur për publikun.

Në dhjetor 2022, Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun e saj në Europë, të cilin e kishte "pagëzuar" me emrin "Courage ëorld Tour". Që nga ajo kohë, Dion nuk u pa më në publik, por duket se ka vendosur që të rikthehet shumë fuqishëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB