
FRANCË- Pasi zbuloi tetorin e kaluar se në vitin 2019 ishte diagnostikuar me kancer, Carla Bruni ka ndarë më shumë detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Carla Bruni tregoi me detaje për "Vanity Fair" betejën e saj 5-vjeçare.
“Dy vitet e para i thosha vetes: ky ilaç është i vështirë. Por tani i falem Tamoxifen çdo mëngjes. Unë them me vete: çfarë çudie, falë këtij ilaçi unë shoh vajzën 12-vjeçare dhe dua ta shoh të madhe, të madhe...,"- tregoi ajo duke shtuar se prej ilaçit në fjalë pësoi një rritje të konsiderueshme në peshë.
Për Carla Brunin, çdo person ka traumat e veta personale.
“Psikoterapitë adresojnë të gjitha këto dhe kanë ndryshuar gjithçka në jetën time. Tani, ndjej se jeta ime ka kuptim. Zbulova një liri të jashtëzakonshme që nuk na mësohet, megjithëse duhet mësuar që në djep. Ne jemi të lirë të zgjedhim se si do të reagojmë ndaj ekzistencës sonë, nuk e dija këtë sepse isha i kapur nga egoja. Egoja është atje për të na mbrojtur, si truri ynë, i cili është si një qendër alarmi.”
Më pas, duke folur më gjerësisht për kancerin, ajo tregoi se ende nuk është shëruar plotësisht, por nuk ndau më shumë detaje.
“Kanceri hap dyer të reja. Dhe sapo të kapërceni tronditjen fillestare, është pothuajse freskuese, edhe nëse është e dhimbshme, shqetësuese dhe e frikshme. Unë kam një vajzë 12-vjeçare dhe dua ta shoh të rritet,”-e mbylli ajo intervistën e saj.
Nga martesa me ish-Presidentin Nikolas Sarkozy, Carla Bruni solli në jetë në vitin 2012 vajzën e saj Giulia-n. Nga lidhja e saj e mëparshme me Raphael Enthoven, ajo lindi Aurélien në vitin 2001./ZËRI