
SHBA- Cardi B është bërë sërish nënë! Reperja e "I Like It", 31 vjeç, solli në jetë fëmijën e saj të tretë të shtunën, më 7 shtator, duke ndarë lajmin emocionues në Instagram. Në foto duket edhe tashmë ish-bashkëshorti i saj, reperi Offset, nga i cili ajo kërkoi divorcin në korrik. Por duket se nuk ka munguar në lindjen e foshnjës së tyre.
“Gjëja më e bukur 9/7/24,”- ka shkruar Cardi krahas fotove. Por nuk e ka zbuluar emrin e të porsalindurës.
View this post on Instagram
Cardi tashmë është nëna e djalit Wave, 3, dhe vajzës Kulture, 6 vjeç. Në fillim të gushtit, Cardi ndau me ndjekësit e saj në Instagram se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë.Njoftimi i saj për shtatzëninë erdhi vetëm një ditë pasi reperi paraqiti kërkesën për divorc nga Offset pas gjashtë vitesh martesë./ZËRI