
SHBA- Cardi B thotë se është gati të zbulojë sekrete lidhurme ish-bashkëshortin e saj, Offset dhe të tjerë. Ajo pretendon se ishi i saj ka rekrutuar blogerë për ta sulmuar atë në internet. 32-vjeçarja bëri kërkesën për divorc verën e kaluar nga reperi me të cilin ka tre fëmijë. Muajt e fundit konfrontimi i tyre është përshkallëzuar, pasi Offset e ka akuzuar reperen për marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër gjatë kohës që ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë. Por tensionet nuk kanë të ndalur.
Ditët e fundit reperja ka folur në X (ish-Tëitter) dhe siç dëgjohet në audio ka sulmuar hapur Offset duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me blogerë për të përhapur thashetheme kundër saj.
“Djalli është brenda meje dhe duhet ta nxjerr jashtë,”-tha ajo. Cardi B pohon gjithashtu se Offset ka shumë “shoqe blogere” që bëjnë postime për të, ndërsa ajo vetë shprehet se nuk do ta bënte kurrë një veprim të tillë. Sidoqoftë, ajo nuk ka paraqitur asnjë provë për akuzat e saj. Reperja shtoi gjithashtu se pret një falje nga disa persona.
Cardi B bëri kërkesë për divorc për herë të tretë verën e kaluar, dhe vetëm një ditë më pas njoftoi shtatzëninë e saj. Reperja tashmë kishte filluar të distancohej nga Offset, ndërsa burime pranë saj thanë se vendimi i saj ishte i menduar mirë.
Kohët e fundit, edhe Offset duket i vendosur të përshpejtojë procesin e divorcit nga Cardi B dhe të vazhdojë jetën e tij. Reperi 33-vjeçar ka bërë kërkesë për kujdestari të përbashkët ligjore për tre fëmijët e tyre së bashku: Kulture 6 vjeç, Wave 3 vjeç dhe vajzës së vogël, vetëm 6 muajshe./ZËRI