
DUBAI- Policia ka zbuluar një grup trafiku qeniesh njerëzore pasi një modele ukrainase u gjet e plagosur rëndë në një rrugë në qytetin e Dubait. Maria Kovalchuk, një modele 20-vjeçare ukrainase e "OnlyFans", kishte 10 ditë e zhdukur pasi lajmëroi miqtë e saj se do të shkonte në një festë në një hotel në Dubai më 9 mars. Maria e lindur në Lviv u gjet e plagosur rëndë – me shpinë dhe gjymtyrë të thyer, u gjet e shtrirë në rrugë më 19 mars. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua katër operacioneve. Nëna e saj, Anna, tha se gjendja e saj është e rëndë, por pritet të shërohet.
Tani, vajza është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe policia ukrainase ka hapur hetimet për rastin e saj. Nëna e Marias tha për "Daily Mail" se ajo nuk mund të komentojë për rastin për shkak se kanë nisut hetimet. Para zhdukjes, Maria i kishte thënë nënës së saj se jetonte me dy burra, të cilët e ndihmuan që të futej në industrinë e modelingut.
"Cinderella Escorts", agjensia ku bënte pjesë e reja, tha për Daily Star se shpesh organizon festa miliarderësh dhe milionerësh në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se burrat e dehur kanë një sjellje të keqe ndaj modeleve të tyre. Rrëfimi vjen në fund të zbulimeve tronditëse të të ashtuquajturave "parta potty porta" në qytetin e Emirateve, megjithëse nuk ka asnjë sugjerim që Cinderella Escorts të ketë organizuar ngjarje të tilla.Cinderella Escorts zbuloi se si disa të ftuar në festa mund të dalin jashtë kontrollit.
"Por ndodh rrallë. Ne kishim një sheik të pasjellshëm me vajzat dhe një biznesmen gjithashtu që i godiste."
E njëjta agjensi shtoi se qeveria në Dubai bën përpjekje të mëdha për të parandaluar dhunën në kontekste të tilla./ZËRI