Qytetërim

Broja nën presion, ka kohë deri në merkaton e dimrit

Nevin tha se Broja është ende i ri, ka një fizik mjaft të mire, dhe shumë potencial, në një intervistë për “OLBG”.

i.h.
Broja nën presion, ka kohë deri në merkaton e dimrit
Armando Broja

BRITANI E MADHE- Legjenda e Chelsea, Pat Nevin mendon se Armando Broja do të jetë futbollisti i bluve që do t'i befasojë të gjithë në këtë sezon. Nevin tha se Broja është ende i ri, ka një fizik mjaft të mire, dhe shumë potencial, në një intervistë për “OLBG”.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit u kthye së fundmi nga një dëmtim afatgjatë që e pësoi në muajin dhjetor, por ende ka nevojë për kohë që të kapë formën më të mirë. Deri në merkaton e janarit, ai duhet të tregojë më të mirën në fushë dhe të bindë trajenrin Manuel Poçhetino se e meriton vendin e titullarit.

Në të kundërt, blutë e Londrës kanë në plan që të futen në merkato për sulmin.

Dy lojtarët që po ndiqen me vëmendje janë Viktor Osimhen dhe Ivan Tonei. Trajenri Poçhetino i ka në listen e tij të dëshirave, ndërsa ka marrë nga drejtuesit më shumë liri veprimi nga pronari Tod Boehly sa i përket transferimeve në klub. Tekniku argjentinas ka thënë më herët në lidhje me sulmuesin shqiptar se atij i duhet më shumë vetëbesim më fushë, ndërsa klubi beson te aftësitë e 22-vjeçarit.

Tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për lojtarin kuqezi për të përcaktuar të ardhmen e tij. Blutë e Londrës kanë shënuar vetëm 5 gola në Premier Ligë në 6 javë të luajtura./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB