Qytetërim

'Botërori 2030' do të zhvillohet në 3 kontinente

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s votoi unanimisht kandidaturën e përbashkët të të treja shteteve, por me rastin e 100-vjetorit të kompeticionit, 3 ndeshje do të luhen në Amerikën Latine, Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.

i.h.
'Botërori 2030' do të zhvillohet në 3 kontinente
Foto ilustruese

TIRANË- Kupa e Botës 2030 do të luhet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s votoi unanimisht kandidaturën e përbashkët të të treja shteteve, por me rastin e 100-vjetorit të kompeticionit, 3 ndeshje do të luhen në Amerikën Latine, Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.

Një ceremoni speciale do të mbahet në kryeqytetin uruguaian, Montevideo, ku për herë të parë në 1930 u zhvillua një kampionat botëror. Presidenti i institucionit numër 1 të futbollit në botë, Xhani Infantino tha se në një botë të ndarë, futbolli të bashkon.

“Këshilli i FIFA, i cili përfaqëson të gjithë botën e futbollit, ka vendosur unanimisht që të festojë në mënyrën më të veçantë përvjetorin e njëqindtë të Kupës së Botës. Prandaj, një festë do të mbahet në Amerikën Latine dhe në tre shtete amerikano-latine do të luhet nga një ndeshje e Botërorit 2030. U votua unanimisht që eventi të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok,”- u shpreh Infantino.

Kombëtaret e të treja shteteve pritëse sigurojnë kualifikimin në këtë kompeticion.

Eventi më i rëndësishëm i botës në futboll do të luhet në gjashtë shtete të ndryshme, si edhe në tre kontinente./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB