Qytetërim

Ish-bashkëshortja padit Elon Musk: Nuk më lejon të shoh djalin tim të vogël

Grimes ka tre fëmijë me Elon Musk. Këngëtarja dëshiron të fitojë ligjërisht të drejta mbi fëmijët e saj

D.XH
Ish-bashkëshortja padit Elon Musk: Nuk më lejon të shoh djalin
Elon Musk dhe këngëtarja Grimes

SHBA - Muzikantja Grimes, ish-bashkëshortja e Elon Musk, ka paditur ish-miliarderin, duke kërkuar të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, paraqiti një peticion ‘për të krijuar marrëdhënie prindërore' më 29 shtator, në një gjykatë në Kaliforni.

Peticioni është një mjet për të identifikuar prindërit ligjorë të fëmijës, kur ata janë të pamartuar. Mund të përdoret për të fituar kujdestarinë e fëmijëve dhe iu jep mundësi prindërve të kalojnë kohë me ta e të kujdesen për fëmijët. Pronari i X, ish-Twitter, duket se nuk i është përgjigjur peticionit të Grimes.

Peticioni vjen disa javë pasi Grimes i bëri një lutje publike miliarderit Musk, 52 vjeç, për të parë djalin e tyre. Në një postim të fshirë në Twitter për Shivon Zilis, e cili lindi binjakët e miliarderit përmes metodës in vitro, Grimes tha: "Shivon duhet të më zhbllokojë dhe Eloni të më lërë të shoh djalin tim ose ju lutemi t'i përgjigjeni avokatit tim".

“Asnjëherë nuk më kanë lejuar të shoh një foto të fëmijëve deri në këtë moment, pavarësisht se ndihem plotësisht e copëtuar”, tha ajo. Zilis është menaxhere ekzekutive në kompaninë Neuralink të Musk.

Grimes dhe Musk filluan të takoheshin në vitin 2018 dhe kanë së bashku tre fëmijë. Djali i tyre i parë, i quajtur X Æ A-Xii, lindi në maj 2020. Vajza e tyre e vetme, Exa Dark Sideræl, me nofkën Y, u lind nga një nënë surrogate në dhjetor 2021, në të njëjtin vit që çifti u nda.

Muajin e kaluar u zbulua se ish-çifti kishte pasur fshehurazi një djalë të tretë, Techno Mechanicus. Dihet pak për fëmijën e tretë, i njohur shkurt si Y. Musk është babai i 11 fëmijëve. Javën e kaluar, Musk në një takim me presidentin hungarez Katalin Novak foli mbi krizën demografike në botë.

Sipërmarrësi, i cili ka 11 fëmijë, shkoi në platformën e mediave sociale X pas takimit: "Të kesh fëmijë, është njësoj sikur po shpëton botën".

Musk është baba i binjakëve Griffin dhe Vivian Musk, 18 vjeç, trinjakëve Kai, Jaxon dhe Damian Musk, 16 vjeç, me gruan e tij të parë Justine Uilson. Çifti kishte gjithashtu një djalë, Nevada, i cili vdiq kur kishte 10 javësh, nga Sindroma e Vdekjes së Papritur të Foshnjave në vitin 2000. Përveç fëmijëve që ka me Grimes, Musk ka lindur me Zilis binjakët 17 muajsh Azure dhe Strider. Një nga djemtë mban emrin X./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB