Qytetërim

Bolonja rikthehet pas 51 vjetësh me Kupën mbi krye

Në tribunë ishin gjithashtu personalitete si Xhiani Morandi, Bepe Sinjori dhe Cezare Kremonini.

Redaksia Zëri
Bolonja rikthehet pas 51 vjetësh me Kupën mbi krye
Pamje nga festa

ITALI- Milani gjunjëzohet, Bolonja rikthehet te Kupa pas 45 vjetësh, nga kohët kur për tifoz besnik të saj kishte poetin dhe producentin e madh të filmave italianë, Pier Paolo Pasolinin. Mbrëmë, me golin e Dan Ndojesë, aksion i ndërtuar nga punëtori i palodhur i mesfushës, Frëler, bolonjezët u mjaftuan për të rishkruar historinë dhe për të siguruar një vend në Evropë. 

Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme, tifozë kishin ardhur nga e gjithë bota. Emra të mëdhenj të historive të klubeve, si Xhiakomino Bulgarelli dhe Sinisha Mihajloviçi u përmendën dhe përkujtuan si figura frymëzuesë. Në tribunë ishin gjithashtu personalitete si Xhiani Morandi, Bepe Sinjori dhe Cezare Kremonini.

Milani u paraqit dobët dhe nuk pati reagim pas golit të pësuar. Lojtarët kryesorë si Reijnders dhe Pulisic nuk arritën të bënin diferencën, ndërsa ndryshimet taktike të trajnerit Conceiçao nuk dhanë rezultat. Ishte një sezon zhgënjyes për kuqezinjtë, që përfundon me një tjetër humbje dhe shumë pikëpyetje për të ardhmen – përfshirë edhe fatin e trajnerit.

Me një lojë agresive dhe taktika të guximshme, Vicenzo Italiano udhëhoqi skuadrën drejt suksesit historik.

Finalja e Kupës së Italisë kundër Milanit ishte e katërta për Vincenzo Italianon në më pak se dy vite. E para finale për të me Bolonjën, që i solli fat. Në tri finalet e mëparshme me Fiorentinën kishte pësuar po aq humbje, tre: e para pikërisht në Kupën e Italisë me rezultatin 1-2 ndaj Interit. Më pas erdhën dy humbje radhazi në Ligën e Konferencës, fillimisht ajo kundër Uest Hamit me rezultatin 2-1 në vitin 2023, dhe pastaj në vitin 2024, disfata pas kohës shtesë 1-0 kundër Olimpiakosit.

E katërta ishte e duhura: Vincenzo Italianoja dhe Bolonja e tij mposhtin Milanin në finale 1-0 falë golit të Ndojesë. Ky është trofeu i parë në karrierë për trajnerin dhe Kupa e parë që kthehet në Bolonja pas 51 vitesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB