
TIRANË- Çështjet e zemrës apo famës së Sara Gjordenit duket se do të zënë një vend të rëndësishëm në këtë Big Brother. Teksa ka nisur një histori dashurie me Bardhin brenda shtëpisë, ka pranë ish-in e saj Endrikun, gjithnjë e më shumë po del në skenë lidhja që la jashtë shtëpisë me boksierin Jurgen Uldedaj. Gjatë ditës së djeshme ai është kujdesur që ti dërgojë një shenjë, një dron, si për ti hedhur më shumë benzinë zjarrit.
Pak ditë më parë, Sara hapi zemrën me Erjolën, duke i kujtuar se në 10 Shkurt partneri që ajo kishte lënë jashtë Jurgen Uldedaj kishte një ndeshje të rëndësishme. Teksa Sara priste një shenjë edhe pse sipas saj historia tani ishte mbyllur nga Bardhi, duket se shenja erdhi.
Mbrëmë në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit ku shkruante: Kampion bote! Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:
“E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.
Ndërkohë Bardhi ka thënë: "Qenka djalë i mirë", teksa ka puthur Sarën. Një moment i çuditshëm teksa qan për ish të dashurin në krahë të të dashurit.
Më pas Sara ka folur edhe me Artën pasi ka nisur dyshimet nëse dronin Jurgeni e ka nisur për ta gëzuar apo se ka inat me të. Banorja nga Kosova e këshilloi Sarën që të merrte pak kohë, në mënyrë që të sqaronte ndjenjat e saj. Sara tha se në marrëdhënien me Jurgenin kishte sakrifikuar shumë, dhe i ishte dashur që të vinte veten e saj në plan të dytë, për shkak se marrëdhënia kishte qenë në distancë, dhe se karriera e tij kishte qenë gjithmonë më e rëndësishmja./ZËRI