Qytetërim

'A të dha famë Jonida?'/ Romeo Veshaj përballet me pyetjen e sikletshme: Keni inat!

Pyetjes iu përgjigj vetë Romeo, i cili u shpreh se një pyetje e tillë tregon shumë për personalitetin e personit që e ka shkruar.

k.m.
'A të dha famë Jonida?'/ Romeo Veshaj përballet me
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

TIRANË- Aktori Romeo Veshaj është vendosur në siklet me një pyetje që përfshin edhe këngëtaren, Jonida Maliqi. Brenda shtëpisë së "Big Brother VIP3", në një lojë me pyetje anonime, Romeo u pyet nëse kishte fituar famë, falë lidhjes së tij me këngëtaren e njohur.

Pyetjes iu përgjigj vetë Romeo, i cili u shpreh se një pyetje e tillë tregon shumë për personalitetin e personit që e ka shkruar.

"Shikoj që ka shumë njerëz të shqetësuar për të shkuarën time, që mua më duket dobësi, ose kanë inat që unë e kam bërë këtë gjë. Të gjykosh një lidhje të shkuar është arma më e dobët që një person mund të ketë. Unë atë gocën e kam dashur, këto gjëra nuk i vë në kandar. Nëse ju iu shqetëson kaq shumë, pse nuk ma thoni? Lerëni atë gocën të flejë e qetë në shtëpinë e vetë, njerëz pa dinjitet,"-tha Romeo.

Romanca mes tyre nisi dhe përfundoi brenda vitit 2019. Pas ndarjes u raportua se vendimin për shkëputjen e marrëdhënies e kishte marrë këngëtarja, ndërkohë që pas kësaj, Romeo fshiu foton e tyre nga profili në “Instagram”. Por brenda shumë pak kohësh nisi një lidhje të re me vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksian./ZËRI

Poll

MOS HUMB